Të nderuar Përmes kësaj kumtese dua të ju njoftoj se për shkak të emërimit tim ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, me datë 25.06.2019 deponova dorëheqjen time nga pozita ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Njëherit, shfrytëzoj rastin që t`i falemenderoj të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, me të cilët punuam dhe realizuam shumë punë dhe projekte të dobishme për vetë Ministrinë dhe në përgjithësi për vendin tonë.

Më duhet të theksoj se në të kaluarën, gjatë kryerjes së funksionit, u ballafaquam me sfidat më të mëdha për ruajtjen dhe përmirësimin e ambientit. Sipas gjendjes së tanishme, disa nga këto sfida i tejkaluam me sukses.

Ekipi im dhe unë punuam shumë në të kaluarën dhe kontribuam me të gjitha njohuritë dhe aftësitë tona në zgjidhjen e problemeve, por disa probleme kërkojnë një qasje afatgjate dhe sistematike.

Me modestinë time, dua të them që shumë projekte të vogla dhe të mëdha të zbatuara nga Ministria në kohën e udhëheqjes sime, do të lënë gjurmë të përhershme pozitive në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, mes të cilave si më te rëndësishme do ti veçoja:

• Ndërtimi i një pjese të tubacioneve të furnizimit me ujë për vendbanimet në komunën e Likovës me vlerë totale 102.000.000,00 denarë;

• Ndërtimi i kolektorëve sekondarë duke i lidhur ato me kolektorin kryesor të pjesës së I-rë në Koçan me vlerë investimi 60.000.000,00 denarë;

• Realizim i plotë i programës së menaxhimit të ujrave për vitin 2018 në vlerë totale prej 58.000.000,00 denarëve për komunat e Kërçovës, Bërvenicës, Sarajit, Krushevës, Çuçer Sandevës, Demir Kapisë, Tearcës, Likovës, Gjorçe Petrovit, Tetovës, Novacit, Strugës, Vrapçishtit, Kriva Pallankës dhe Koçanit;

• Realizim i plotë i programës së investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2018 për 42 projekte në vlerë totale prej 45.000.000,00 denarë për 36 komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

• Ndërtimi i një pjese të kanalizimit fekal në fshatin Haraçinë me vlerë investimi prej 35.000.000,00 denarë;

• Furnzim me pjesë rezervë për nevojat e Sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit të ambientit të RVM-së dhe furnizim me analizues të automatizuar për matjen e grimcave PM10 të pezulluara, si dhe sistem për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave me vlerë prej 3.500.000,00 denarëve;

• Ndërtimi i një pjese të sistemit të furnizimit me ujë të vendbanimeve në komunen e Likovës me vlerë totale investimi 51.000.000,00 denarë;

• Pastrimi dhe sanimi i deponive të egra në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vlerë 9.000.000,00 denarë;

• Furnizimi me 350 pastrues të ajrit për hapësirat e brendëshme të kopshtve dhe të disa spitaleve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vlerë prej 9.300.000,00 denarëve;

• Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatin Hotël, komuna e Likovës me vlerë investimi prej rreth 10.000.000,00 denarë;

• Gjatë vitit 2017 furnizim me pjesë rezervë për nevojat e Sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit të ambientit të RVM-së me vlerë prej 3.000.000,00 denarë;

• Dhënia me koncesion e 18-të hidroceltraleve të vogla;

• Ndërtimi i sistemit të kolektorit në Qytetin e Shkupit në vlerë invesitimi (IPA fonde);

• Përfundimi i planeve operative dhe studimeve të fizibilitetit për 4 deponi regjionale në vend;

• Miratimi i strategjisë nacionale për biodiversitet me plan veprim 2018-2023;

• Miratimi i strategjisë nacionale për mbrojtjen e natyrës;

• Procesi i identifikimit potencial NATURA 2000;

• Studimi i valorizimit dhe revalorizimit të Malit Sharr si park Nacional;

• Formimi i grupit punues intersektorial për ndjekjen e gjendjes së kualitetit të ajrit dhe përcaktimin e masave dhe rekomandimeve të cilat duhet ndjekur për përmirësimin e kualitetit të ajrit;

• Në realizim e sipër janë projektet e përzgjedhura nga Programa e investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2019 në vlerë totale prej 51.000.000,00 denarë për 28 komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

• Në realizim e sipër janë projektet e përzgjedhura nga Programa e menaxhimit të ujrave për vitin 2019 në vlerë totale prej 20.000.000,00 denarë për 9 komuna të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

• Në procedurë tenderimi është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Tetovës (IPA fonde);

• Në procedurë tenderimi është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës (IPA fonde);

• Në procedurë tenderimi është ndërtimi i stacionit filtrues në komunën e Manastirit (IPA fonde);

• Në procedurë tenderimi është ndërtimi i i stacionit filtrues në komunën e Tetovës (IPA fonde).

Uroj që edhe më tej ky instucion të bëj punën e tij dhe të kontribuojë për një mjedis të pastër për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ju faleminderit që më dhatë mbështetjen, besimin dhe përkrahjen tuaj.