Ministri serb: Serbia nuk mund të ekzistojë pa Kosovën

Serbia është krijuar në Kosovë dhe pa të nuk mund të ekzistojë.

Marketing

Kështu ka deklaruar ministri i Inovacionit i Serbisë, Nenad Popoviq, shkruan B92.

“Mendoj se me një qëndrim të butë dhe me argumente të forta, ne mund të marrim gjithmonë atë që duam. Më e rëndësishmja është që të definohet pozicioni fillestar”.

“Jam i sigurt se një model do të gjendet dhe kjo është një autonomi e gjerë për Kosovën, sikur që ka ndokund në botë, por sipas kornizës së Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë. Marrëveshjet në Bruksel kanë vdekur. BE nuk ka kapacitet për të bindur shqiptarët që të bëjnë koncesione. Pala serbe ishte vërtetë bashkëpunuese, por që shqiptarët nuk kanë bërë një hap të vetëm. As Be nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Popoviq.

“Tash duhet që të gjendet një format i ri i bisedimeve. Serbia është e gatshme për kompromis. Nuk mund të ketë zgjidhje pa pjesëmarrjen e Amerikës, Rusisë, Kinës dhe Bashkimit Evropian, të gjithë së bashku”.

Marketing