Ministri Shaqiri e njoftoi ambasadorin Toman me planet për digjitalizimin dhe reformën e administratës publike

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri sot u takua me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Mirosllav Toman.

Marketing

Takimi iu dedikua njohjes reciproke dhe prezantimit të mundësive për bashkëpunim të ardhshëm, informojnë nga MSHIA.

Ministri Shaqiri e njoftoi ambasadorin Toman me planet dhe projektet e MSHIA-së, lidhur me digjitalizimin dhe reformën e administratës publike. Gjithashtu, janë shqyrtua mundësitë për këmbim të përvojave dhe praktikave të mira mes dy palëve dhe lidhur me projektet tjera lidhur me Ministrinë.

“Ministri Shaqiri iu falënderua për mbështetjen e shprehur, ambasadorit Toman, i cili është mysafiri i parë nga bashkësia ndërkombëtare me të cili ai takohet, pas marrjes së funksionit të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, thonë nga ministria.

Nga atje informojnë se ambasadori i Republikës së Çekisë e ka ftuar ministrin për pjesëmarrje në onlajn konferencën e ardhshme digjitale “Prague 5G Security Conference”, e cila do t’i dedikohet rrjetit 5G, ndërsa do të mbahet në Pragë.

Marketing