Ministri Shaqiri merr pjesë në eventin ‘Dialogjet për agjendën digjitale’ diskutohen sfidat mbi digjitalizimin tek ne

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në evenimentin “online” – ,,Dialogjet për Agjendën Digjitale”, organizuar nga Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis. Në këtë eveniment, u diskutua rreth përfitimeve dhe sfidave nga implementimi i Agjendës digjitale në vendin tonë.

Marketing

Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri, iu referua aktiviteteve të deritanishme, të cilat MSHIA-ja i ka realizuar në këtë drejtim, si dhe planet të cilat do të realizohen në të ardhmen. Më tej, vuri në pah qëllimet të cilat duhet të realizohen, në koordinim me institucionet e tjera dhe me Qeverinë, siç janë:

– Themelimi i institucionit qendror për koordinim dhe implementim të procesit të digjitalizimit në shoqëri, por edhe të mbështetjes së plotë të TI-së për institucionet shtetërore;

– Sigurimi i zgjidhjes së sistemit adekuat për komunikim të plotë elektronik në suaza të institucioneve dhe ndërmjet tyre;

– Deri në fund të vitit 2021, të mundësohet që më së paku 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë vendosur sistemin elektronik për automatizim të procedurave administrative, ndërsa deri në fund të vitit 2021, sistemi të jetë i vendosur në të gjitha organet e administratës shtetërore;

– Implementim i plotë i marrëveshjes me kompaninë botërore “Mastercard” për zhvillim dhe aplikim të çertifikatave inovative digjitale dhe realizim për konfirmim të identitetit;

Marketing