Ministri Shaqiri takon ambasadoren amerikane Bërns: Theks i veçantë në reformat e administratës, agjenda digjitale…

Partneriteti strategjik, ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe një herë u ridëshmuan në takimin e punës së ditës së sotme, ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dr. Jeton Shaqiri dhe ambasadores së SHBA-ve Ekselenca e saj Kejt Mari Bërns.

Marketing

Gjatë takimit, theks i veçantë iu vendos procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, reformës së administratës publike, agjendës digjitale, si dhe digjitalizimit të shërbimeve publike.

Ministri Shaqiri, vuri në pah interesin e aktiviteteve të ndërmarra nga ana e tij dhe e MSHIA-së në përpjekjet e përforcimit të kapaciteteve të administratës nëpërmjet profesionalizimit, depolitizimit, si dhe riorganizimit të një numri të konsiderueshëm të institucioneve me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve.

Bashkëbiseduesit, ridëshmuan partneritetin dhe bashkëpunimin, ndërsa ministrit Shaqiri i përcollën urimet dhe dëshirat për sukses të mëtejshëm në krye të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.