Ministri shqiptar i Maqedonisë ‘godet’ Serbinë shkaku i Kosovës

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi sot ka dënuar Serbinë shkaku i Kosovës. Këtë dënim Bekteshi e ka bërë në Këshillin Ministror të Komunitet Energjetik në Shkup ku morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Evropian, Sekretariati i Komunitetit Energjetik dhe ministra përgjegjës për ekonominë, energjetikën dhe mjedisin nga vendet nënshkruese të Traktatit të KE-së.

Marketing

Këshilli ministror sot ka shqyrtuar të gjitha rastet e hapura të cilat sekretariati i Komunitetit Energjetik i ka adresuar kundrejt shteteve anëtare të cilat kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve të Traktatit me çrast ka dënuar edhe Serbinë për mos përmbushjen e obligimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ky vendim u miratua nga Këshilli ministror dhe obligoi Serbinë që në afat prej 6 muajsh të përmbush të gjitha obligimet që ka ndaj Republikës së Kosovës si anëtare e Komunitetit energjetik, sa i përket shpërndarjes së mjeteve nga alokimi i kapaciteteve të energjisë elektrike ndaj Operatorit të transmisionit në Kosovë.

Në përputhje me udhëzimet e takimit të fundit ministror dhe në komunikim intensiv me Sekretariatin e Komunitetit Energjetik, kemi përpiluar një Udhëzues për Politikat e Përgjithshme për qëllimet deri në vitin 2030, sa i përket efikasitetit energjetik, burimeve rinovuese të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, të cilat ne sot i kemi miratuar në Këshillin Ministror u shpreh Bekteshi.

Marketing