Ministri Spadafora: Do ta reformojë sportin italian

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka shprehur optimizmin e tij për sportin italian pas pandemisë Covid-19.

Marketing

Spadafora ka premtuar se do ta reformojë sportin italian, sapo kjo pandemi të përfundojë, duke insistuar se për njerëzit prapa skenave duhet të ketë më shumë respekt.

“Kam një adresim special për punonjësit e sportit, të cilët shpeshherë pa siguri, larg dritave të skenës, bëjnë paraqitjet kruciale për sportin”, ka thënë Spadafora.

“Shumë nga ta kanë mbrojtje të ulët dhe meritojnë më shumë respekt: është kjo arsyeja që kur kjo pandemi të përfundojë, unë do të përkushtohem vet për të reformuar këtë sektor”, ka shtuar ministri.

“Dhe në këtë ditë kur për ata që mbajnë poste qeveritare është detyrë të jesh në punë, falënderoj gjithë stafin tim, të cilët më mbështesin në mënyrë të shkëlqyer, duke vendosur interesin e vendit në rend të parë”, ka thënë ndër të tjerash ministri italian, Spadafora.

Ministri dhe Qeveria në të cilën ai bën pjesë janë subjekt i shumë kritikave, pasi kanë ndaluar stërvitjet për skuadrat, të planifikuara për datën 4 maj.

Marketing