Ministri Oliver Spasovski ka realizuar takim me Kryetaren e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, Ivona Talevska, ku u bisedua për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve gjatë pesë viteve të kaluara, gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë ndaj gazetarëve, si dhe masat që ndërmerr MPB-ja për zmadhimin e sigurisë së gazetarëve gjatë raportimeve në tubime publike.

“Ministri Spasovski potencoi se të gjithë sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur pas 1 qershorit të vitit 2017 janë zbardhur nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa MPB-ja ndërmerr disa aktivitet për përmirësimin e bashkëpunimit me organizatat e gazetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme tashmë zbaton projekte në bashkëpunim me OSBE-në dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë për rritjen e sigurisë të gazetarëve, ndërsa bashkëpunimi me Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë do të jep kontribut shtesë për këtë”, thuhet në kumtesën.