Ministri Spasovski në takim me delegacionin e Sindikatës së policisë

Kushtet e mira të punës dhe përmirësimi i standardit të zyrtarëve të policisë janë përparësi edhe në periudhën e ardhshme. Masat e duhura do të merren në bashkëpunim me Sindikatën e policisë së Maqedonisë të Veriut, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e sotëm me delegacionin e Sindikatës së policisë të udhëhequr nga kryetari Marjan Kicev.

Marketing

“Në takim, kryetari i SPMV-së dërgoi urime deri tek ministri Spasovski, duke shprehur shpresë se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm do të vazhdojë siç ishte në mandatin e mëparshëm të Spasovskit si ministër i Punëve të Brendshme, kur vendimet merreshin bashkërisht në interes të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Spasovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me SPMV-në dhe gatishmërinë për bashkëpunim në interes të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, kumtoi pas takimit MPB-ja.

Marketing