Ministria e administratës me apel: Dokumentet të merren në rrugë elektronike

Ministria për Administratë u apelon qytetarëve të cilët në 14 ditët e ardhshme kanë nevojë për dokumente apo konsultime nga institucionet shtetërore, të njëjtat t’i marrin në rrugë elektronike.

Marketing

Kjo vlen për certifikata lindje, martesore dhe të vdekjeve përmes portalit uslugi.gov.mk dhe në portalin për librat amë.

Janë 28 shërbime të tilla online, që përfshijnë dokumente nga agjencia e punësimit, Ministria për Punë e Politikë Sociale, Fondi Shëndetësor dhe ai Pensional e Regjistri Qendror.

Për 744 shërbimet e ofruara nga më shumë institucione, në ueb faqet respektive, jepen të gjitha informacionet rreth procedurës së marrjes së dokumenteve në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë të vizitoni institucionet.