Ministria e arsimit dhe shkencës, konkurs për bursa me standarde botërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në seancën e ardhshme të Qeverisë
së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të propozojë të kryhet ndryshimi dhe
plotësimi i Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin
studentor për vitin 2019, me çka do të jepet bazë që Ministria të shpallë konkurs për
ndarjen e bursave për studime në institucionet e arsimit të lartë me renome botërore
nga sfera e artit, duke përfshirë edhe sferën e muzikës.
Me këtë, do t’u jepet shansi edhe qytetarëve të talentuar të Republikës së
Maqedonisë së Veriut të aplikojnë dhe që janë pranuar në shkollat e larta muzikore
në botë, të studiojnë pa pengesa me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës.
Në këtë Konkurs, që do të shpallet pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimit të
Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për vitin
2019, mundësi aplikimi për bursë do të ketë edhe studenti nga vendi ynë i cili është
pranuar në „The Juilliard School“ të Nju Jorkut, SHBA, që ishte pjesë e një sërë
shkrimesh në media ditëve të fundit.

Marketing