Ministria e Arsimit: Nuk do të hapen shkollat prej më 18 maj, është lajm i rrejshëm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e demanton dhe e quan lajm të rrejshëm informatën e publikuar nëpër media për miratimin e një dekreti nga Qeveria, me të cilën do të hapeshin shkollat fillore dhe të mesme duke filluar nga 18 maji.

Marketing

“Informojmë se bëhet fjalë për informim dhe dokument të rremë të cilin fare nuk e ka përgatitur MASh dhe nuk është miratuar në Qeveri. Kjo temë nuk ka qenë lëndë e diskutimit në seancë qeveritare në këto ditët e fundit. Për të gjitha vendimet që institucionet e sistemit i miratojnë gjatë kohës së jashtëzakonshme, opinioni gjithmonë do të informohet në kohë nga ana e shërbimeve për marrëdhënie me publikun”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ata apelojnë që të mos krijohen dhe shpërndahen lajme të rrejshme, pasi që ajo nuk shkon në dobi të përkushtimit të përbashkët për përballje me gjendjen aktuale dhe krijon shqetësim plotësues te qytetarët në këtë periudhë jashtëzakonisht të rëndë për të gjithë ne.

Ndryshe, shkollat janë mbyllur prej më 10 mars. Momentalisht nxënësit mësojnë online.

Marketing