Ministria e bujqësisë, 600 mijë euro për institucionet shkencore

Arritjet shkencore dhe zbatimi i tyre, kanë qenë pjesë e rëndësishme për krijimin e planit për agrosektorin për vitin 2021. Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, thotë se përmes programit, është siguruar një buxhet prej 600 mijë eurosh, fonde me të cilat Ministria e Bujqësisë, do të mëbshtesë drejtpërdrejt institucionet shkencore në zgjerim të aktiviteteve me interes Të përbashkët.  Për këtë qëllim u nënshkrua memorandum bashkëpunimi me 4 institucione shkencore,
“Në krijimin e kësaj mase për zhvillim rural, u udhëzuam nga nevoja për të krijuar një sistem të qëndrueshëm të prodhimit dhe të sigurisë së ushqimit, përfshirë edhe përpjekjet për ekspertisë shkencore dhe profesionale. Qëllimi përfundimtar I kësaj nisme ëhstë përmbushja e standardeve europiane në sistemin e kontrollit të shëndetit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.  Për këtë qëlli kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi me katër institucione të larta shkencore. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen., tha Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimittë Ujrave.
Marketing