Ministria e Bujqësisë: Edhe 10 ditë afat aplikimi për subvencione

Bujqit kanë edhe dhjetë ditë afat përkatësisht deri më 30 qershor për parashtrimin e kërkesave për subvencione.

Marketing

Me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Qeveria muajin e kaluar e prolongoi afatin për shkak të pandemisë, pasi afati për aplikim për mbështetje financiare ishte deri më 31 maj. Ministria e Bujqësisë fton bujqit që ta shfrytëzojnë afatin e vazhduar dhe të aplikojnë në mënyrë elektronike në ipardpa.gov.mk, ndërsa nëse nuk munden të aplikojnë në formë elektronike, aplikimin mund ta bëjnë edhe në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë ku do të marrin ndihmë. Për mbështetje financiare në bujqësi këtë vit janë paraparë 3 miliard e 723 milion e 103 mijë denarë.

Marketing