Ministria e Drejtësisë: Seancat gjyqësore të zhvillohen, të gjenden mënyra alternative për informimin e publikut

Ministria e Drejtësisë është deklaruar për realizimin e seancave gjyqësore në periudhën e koronavirusit. Nga dikasteri i Drejtësisë thonë se duhet të zhvillohen të gjitha seancat gjyqësore për të cilat ekzistojnë kushtet ligjore. Ata thonë se në seancat gjyqësore publiku duhet të jetë i ndarë nga palët.

Marketing

“Të gjitha seancat për të cilat ekzistojnë kushte ligjore, duhet të vazhdojnë. Rekomandohet që ato seanca për të cilat ka interes të shtuar të publikut të gjendet një mënyrë alternative për të ndjekur seancën. Rekomandohet shfrytëzimi i hapësirave të cilat ofrojnë mundësinë e distancës fizike mes palëve dhe publikut, i cili ka ardhur për të ndjekur seancën ose shfrytëzimin e mënyrave tjera alternative për informim, si video transmetime etj.” – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.