Ministria e Drejtësisë: VMRO nuk ka parashtruar amendamente

Ministria e Drejtësisë sot deri në fund të orarit të punës nuk i ka marrë amendamentet nga VMRO-DPMNE-ja për projektligjin për prokurorinë publike, të cilin kreu i partisë tha se ua dorëzuar disa orë përpara duelit me Zoran Zaev në “Kanal 5”.

Marketing

Shërbimet e tyre, siç thanë për MIA-n nga ministria, deri në fund të orarit të punës nuk kanë marrë 65 amendamente të parashtruara nga VMRO-DPMNE por megjithatë ata nuk e përjashtojnë mundësinë që ato të jenë dërguar me postë dhe që mund të arrijnë nesër.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në TV duelin, i cili sonte u mbajt në Kanal 5 mes tij dhe kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, tha se partia e tij ka parashtruar 65 amendamente për ligjin për prokurori publike.

Zave theksoi se para emisionit nuk ka qenë i informuar për këtë dhe paralajmëroi se do të pranojë gjithçka që nuk nënkupton mbrojtje të krimit dhe që është në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet.