Ministria e Ekonomisë për një javë të hetojë lejen për koncesion të “Euromaks”

Ministria e Ekonomisë ka afat që për shtatë ditë ta hetojë përmbushjen ligjore për kërkesën e “Euromaks resursis” SHPK Shkup për marrjen e lejes për shfrytëzim të lëndëve të para minerale – bakër dhe ari në lokalitetin Illovicë në komunat Bosilovë dhe Novo Sellë, tha sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, duke kumtuar vendimin që ishte sjellë në seancën e 141-të të djeshme, transmeton gazeta KOHA.

Marketing

Nëse nuk përmbushen aspektet juridiko-formale, do të refuzohet kërkesa gjegjësisht njëzëri do të ndërpritet marrëveshja për koncesion. Në pyetjen se a është bërë analizë se sa do të jetë dëmi në këtë rast, zëdhënësi u përgjigj se së pari do të pritet raporti i Ministrisë së Ekonomisë.

“Në seancën e ardhshme të rregullt do të sillet vendim zyrtar. Domethënë, për shtatë ditë Ministria e Ekonomisë duhet të kumtojë se a janë respektuar të gjitha kushtet”, tha Hoxha.

Në seancën e djeshme, tha ai, nuk ishte shqyrtuar se kur do të fillojë zbatimi i pagesës elektronike të taksave për rrugë. Në mesin e pikave që dje ishin miratuar në seancë për digjitalizim të Sistemit për menaxhim me kriza përmes zbatimit të NICS, specializime të miratuara dhe suspecializime në pajtim me rrjetin e institucioneve shëndetësore për vitin 2019-2022, vendim për shpërblime pagesore për tituj kampionë – 30 milionë denarë për klubin e hendbollit “Vardar” dhe 1 milionë denarë për mundësin e ri Besir Alili, si dhe 300.000 denarë për trajnerin e tij.