Ministria e Ekonomisë përgatit ligj të ri për turizmin

Një Ministrinë e ekonomisë po përgatitet ligj i ri për turizëm. Me rregulla më të rrepta, ministri Kreshnik Bektashi vendosi t’i përmirësojë standardet në këtë biznes.

Marketing

Përveç kategorizimit të ri të kapaciteteve akomoduese, punohet edhe në disa masa të cilat kërkohen nga punëtorët turistik.

Për sa më pak ankesa të qytetarëve se po mashtrohen nga agjencitë turistike në Ministrinë e Ekonomisë, po shqyrtojnë një garanci bankare të detyrueshme që do të dëmshpërblejë qytetarët që nuk janë të kënaqur me shërbimin e operatorit turistik.

Kjo është një nga idetë më të mira që kam në mendje dhe analizohet në detaje se çfarë ndikimi do të ketë. Por, në të njëjtën kohë duhet të dalin të gjitha detajet e analizave dhe pastaj ne do të dalim me një qëndrim konkret- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Kjo masë, e cila parasheh që çdo agjenci turistike të lë garanci bankare, është një kërkesë e kamotshme e punonjësve turistik. Në këtë mënyrë ata thonë se do të mbrohen nga konkurrenca e pandershme. Çdo vit, reputacionin e agjencive turistike e shkatërron ndonjë kompani që në mënyrë skandaloze bën mashtrime me turistët, ankohet Arkan Kerim, kryetar i departamentit të Turizmit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Ne kemi bërë iniciativa se si të zgjidhet ky problem. Pra, zgjidhja më e mirë është që çdo operator ekonomik t’i garantojë shtetit me një garanci bankare që nuk do të bëjë ndonjë problem. Të jepet një garanci konkrete bankare prej njëqind mijë euro për shtetin , që ai operator ekonomik apo agjenci turistike është një lojtar serioz dhe nuk do të bëjë mashtrime të tilla- deklaroi Arkan Kerim Kryetar i Odës Turistike në LOE.

Çdo vit, në opinion shfaqen informacione për qytetarë të cilët në një farë mënyre kanë qenë të mashtruar ose nuk janë të kënaqur me atë që ua kanë premtuar agjencitë turistike, dhe në fund çfarë shërbimi kanë marrë.

Një nga mashtrimet më të mëdha të këtij lloji në rajonin tonë ndodhi kohë më parë në Serbi, ku një agjenci turistike arriti të mashtrojë më shumë se dy mijë persona.