Ministria e Financave me thirrje publike për komunat lidhur me Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik në vlerë prej 10.5 milionë euro

Ministria e Financave publikoi thirrje publike për komunat lidhur me shfrytëzimin e mjeteve për investime në ndërtesat komunale me efikasitet energjetik, me fond të përgjithshëm prej 10.5 milionë euro, pasi që një javë më parë ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë Massimiliano Paolucci nënshkruan Marrëveshjen për hua lidhur me Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik që do të realizohet përmes Njësisë projektuese për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP.

Marketing

Objektivi kryesor është zvogëlimi i konsumit të energjisë në sektorin publik, si dhe përmirësimi i nivelit dhe cilësisë së ndërtesave publike dhe ndriçimi publik. Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve nga ky komponent, kanë të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Projekti për efikasitet energjetik” përbëhet nga një komponent i fuqishëm zhvillimor dhe ka rëndësi të madhe, veçanërisht në kushtet aktuale kur po përballemi me efektet e krizës së koronës në ekonomi.

Injektimi i mjeteve në projekte që kanë vlerë të fuqishme të shtuar, ka rëndësi të madhe së pari për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe më tej edhe për përshpejtimin e rritjes ekonomike – theksoi ministri Besimi në ngjarjen e organizuar me rastin e promovimit të këtij projekti.

Vlera e huasë për një vetëqeverisje lokale mund të variojë nga 50 mijë euro deri në 750 mijë euro dhe kjo varet nga kapaciteti i lirë për huamarrje të komunës dhe vlera e vlerësuar e projektit të propozuar të komunës. Si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave, 80% e këtyre mjeteve do të merren nga komuna si nënhua, ndërsa pjesa tjetër prej 20% si grant.

Njëkohësisht, Ministria e Financave në kuadër të mjeteve të siguruara për projektin përkatës, do të mbulojë edhe shpenzimet për përgatitjen e revizionit energjetik dhe dokumentacionit teknik për projektet.

Vlera e përgjithshme e “Projektit për efikasitet energjetik” është 25 milionë euro, me ç’rast një pjesë e këtyre mjeteve janë të destinuara për investime për efikasitet energjetik në ndërtesat e pushtetit qendror, në sektorin e shëndetësisë, si dhe në drejtim të vendosjes së Fondit për efikasitet energjetik.

Marketing