Ministria e Financave: Pritet rimëkëmbje e ekonomisë vendore

Të ardhurat në Buxhet në korrik të këtij viti nga fillimi i krizës së virusit korona ka shënuar rritje mujore, ndërsa kjo tregon se revitalizimi i ekonomisë po zhvillohet me një dinamikë të mirë dhe pritjet janë se në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti do të ketë rimëkëmbje graduale të ekonomisë vendore.Sipas të dhënave të publikuara të Ekonomisë së Financave, pagesa e përgjithshme e të ardhurave në korrik arrin 17,9 miliardë denarë. Të ardhurat tatimore janë paguar në vlerë prej 10,2 miliardë denarë, apo 1,7 për qind më pak nga viti i kaluar. Tatimi i vlerës së shtuar për herë të parë nga fillimi i krizës shënon rritje në krahasim me vitin e kaluar prej 1,2 për qind, që vijon pas rënies në qershor prej 7,5 për qind, dhe rënien e lartë në maj dhe prill prej -33 dhe 043,5 për qind . Shënohet edhe rritje e lartë të të dhënave të importit prej 18,3 për qind, më tej rritje të tatimit personal prej 0,4 për qind, derisa pagesë më të vogël ka te akcizat dhe tatimi i fitimit.
Kontributet shënojnë rritje prej 8,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në përfundim me gjashtëmujorin e parë rritje prej 8 për qind.
Ana e shpenzimeve në përfundim me korrikun shënon rritje prej 11,6 për qind në nivel vjetor. Deficiti në përfundim me korrikun është realizuar 4,76 për qind nga BPV-ja dhe është në pajtim me dinamikën e planifikuar me Ribalancin.
“Edhe krahas sfidave ekzekutimi i buxhetit po zhvillohet sipas planit. Pas realizimit të të ardhurave të përgjithshme në qershor të cilat ishin -9,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar kur masat kufizuese filluan të lirohen dhe aktiviteti ekonomik të ringjallet, realizimi pozitiv në korrik me një rritje prej 1,4 për qind flet se ringjallja po zhvillohet me një dinamikë të mirë. Ministria e Financave ka për qëllim sigurimin e ekzekutimit të vazhdueshëm të Buxhetit pa vonesë, në afatet e përcaktuara me ligj… të punësuarit të marrin pagën e rregullt mujore, kategoritë sociale  t’i marrin në kohë kompensimet, firmat rregullisht t’i paguajnë kërkesat e tyre ndaj shfrytëzuesve buxhetorë dhë  të mos kenë detyrime të prapambetura, si dhe kthim në kohë të tatimit”, thonë nga ministria e Fianancave.
Nga financat njoftojnë se buxhet është stabil me mjete të mjaftueshme përvec tjerash edhe për menaxhimin e situatës me Covid 19, në rast të një vale të dytë të përhapjes së virusit korona.
Marketing