Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej sot ka ueb faqe të re, e kapshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.

“Vazhdojmë me realizimin e masave dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me transparencën e rritur dhe llogaridhënien e në punë. Në këtë mënyrë e përmirësojmë qasjen e qytetarëve deri te të gjitha informacionet e ndërlidhura me punën e Ministrisë”, kumtoi MSHIA.

Krahas përmirësimit të pamjes vizuale dhe qasjes së lehtë deri te të dhënat, siç theksojnë nga Ministria, e re në këtë ueb faqe është edhe plotësimi i një pjese të standardeve për qasje deri te informacionet e personave me aftësi të kufizuara.

Përmbajtjet në ueb faqen e re të MSHIA janë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe dhe paralelisht të gjitha përmbajtjet do të publikohen edhe në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

evn