Ministria e Jashtme ka përgatit edhe listën e konsujve, një shqiptar në Çikago

Pas skandalit që gazeta KOHA publikojë se në listën e kandidatëve të propozuar për ambasador nga Qeveria ka edhe kandidatë me shtetësi të dyfishtë, të cilët Ligji për Punë të Jashtme, gjegjësisht Neni 36 nuk i lejon që ato të përfaqësojnë vendin si diplomat, ka shpërthyer edhe një skandal tjetër, është propozuar një kandidatë për ambasadorë që nuk i plotëson normat ligjore, raporton KOHA.

Marketing

Ndërkohë, që në procedurë është Ligj i ri për punë të jashtme, sipas të cilit, kandidatëve me shtetësi të dyfishtë u mundësohet të emërohen për ambasadorë, mirëpo mos kenë shtetësi të vendit ku dërgohen. Edhe pse ligji është shpallur edhe në platformën elektronike ENER, ku publikohen ndryshimet e propozuara ligjore para se ato të kalojnë në fazën e mëtejme të miratimit, megjithatë asgjë nuk vlenë nga kjo pasi që në fuqi është ligji i vjetër.

Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski i cili në fund duhet të firmosë dekretet për emërimet e ambasadorëve, për gazetën KOHA ka thënë se me ligjin në fuqi, nëse edhe një kandidatë i vetëm ka shtetësi të dyfishtë nuk do ta firmosë dekretin që ai të emërohet ambasadorë. Sipas tij, nëse e bënë një gjë të tillë do të shkelte vet Presidenti ligjin.

Së fundmi, burime nga Ministria e Jashtme për KOHA kanë deklaruar se në listën e ambasadorëve që nuk i plotëson kushtet e parapara me Ligj është edhe Xhemail Çupi nga Dibra, i propozuar nga Alternativa e Gashit në Kinë. Sipas dispozitave ligjore, kandidati duhet të jetë diplomat karriere për të përfaqësuar vendin. Çupi gjithandej ka pyetëm për karrierën e tij, na thanë se është hoxhë, dhe nuk ka bagazh diplomatik. Me këtë sipas normave ligjore thyhet postulate kryesor ligjor për emërim të një personi si diplomat.

Përveç, emërimeve të ambasadorëve në 19 Përfaqësitë Konsullaro-Diplomatike të Maqedonisë të cilat janë të zbrazëta, për shkak të refuzimit të ish-Presidentit Ivanov që ti nënshkruaj dekretet e emërimit, në proces e sipër janë edhe emërimet e konsujve nëpër vende të ndryshme të botës. Gazeta KOHA mëson se Petrit Musliu nga Gostivari do është propozuar për konsull gjeneral në Çikago, ndërsa në listë janë edhe së paku dhjetëra propozime tjera. Nga Qeveria e Maqedonisë na deklaruan se propozimet për ambasadorë dhe konsuj të Ministrisë së Jashtme diskutohen në seancë të mbyllur në mbledhje të Qeverisë, dhe thonë se pritet firmosja e Presidentit për të njëjtët dhe të vazhdohet procedura e mëtejme.

Ndërkohë, ditë më parë KOHA duke u thirrur në burime të sigurta në Ministrinë e Jashtme publikoi informacionin se Misho Dokmanoviq, kandidatët për ambasador në Tel Aviv-Izrail ka shtetësi të dyfishtë. Ai në bisedë telefonike nuk mohojë se posedon krahas shtetësisë maqedonase edhe kroate, por deklaroi: “Nuk kam çfarë të them për këtë çështje”. Ndërkohë, burime për gazetën KOHA po ashtu kanë bërë të ditur se përveç Dokmanoviqit në listën e propozuar të ambasadorëve nga ekzekutive gjendet edhe një kandidatë tjetër me shtetësi të dyfishtë.

Ndryshe, te Presidenti Pendarovski nga Qeveria janë dorëzuar gjithsej 19 propozime për emërimin e ambasadorëve në vende të huaja. Janë dorëzuar propozime për ambasadorë në Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshilli Evropës, Gjenevë, Doha, Pragë, Nju Delhi, romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe në Pekin.

Marketing