Ministria e Jashtme Ruse: Dëbimi i diplomatit rus nga RMV, akt armiqësor

Moska zyrtare e konsideron si akt armiqësor shpalljen e diplomatit rus si persona “non grata”. Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se është e pamundur që ky veprim të mos ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe paralajmërojnë masa reciproke.

Marketing

“Rusia njoftoi kundërmasa për Maqedoninë, pas dëbimit të diplomatit rus disa ditë më parë. Më 14 maj, u mor një akt armiqësor kundër misionit diplomatik rus në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet në vend e kanë shpallur një nga diplomatët “persona non grata”. Ne fuqishëm i dënojmë aktivitetet e tilla të pamotivuara, të cilat nuk mund që të mos reflektojnë në marrëdhëniet ruso-maqedonase. Do të pësojnë masa reciproke”,- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.