Ministria e Kulturës distancohet nga filmi kontrovers, i cili edhe pse i financuar me para publike trajtonte luftën e vitit 2001 dhe ushtarët e UÇK-së i prezantonte si vrasës, përdhunues të civilëve maqedonas.

Ministri Ademi paralajmëroi komision për të inspektuar të gjithë procedurat nëpër të cilat ka kaluar filmi dhe shkeljet që janë bërë. Ademi bëri të ditur se në procedurat e kalimit të filmit skandaloz nuk ka pasur asnjë shqiptar.