Ministria e Transportit: Kujdes kur blini bileta të fluturimeve, mos bini pre e mashtrimeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje ka bërë sensibilizimin e qytetarëve lidhur me pagesat e avio biletave.

Marketing

Kjo ministri ka kërkuar nga qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe të jenë të vëmendshëm kur të blejnë një biletë.

Konkretisht ata kanë bërë të ditur se mashtrimet vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale si Instagram, Facebook dhe rrjetet tjera në internet.

Për çdo parregullsi kjo ministri ka kërkuar që rastet të paraqiten te mbrojtja e konsumatorit, derisa ka bërë të ditur se ligji parasheh kompensime vetëm për dëmet nga kompanitë e licensuara.

Marketing