Ministritë nuk respektojnë shqipen në faqet e internetit (VIDEO)

Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Faqet e tyre funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze.

Marketing

Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, të njëjtat në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila gjithashtu bën pjesë në grupin e mësipërm, thonë se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes.

 

Marketing