Ministrja Carovska e vendosur për ta hequr ndihmën për fëmijën e tretë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska i ka dhënë një intervistë Almakos, ku mes tjerash ka folur edhe për temën e shumë përfolur në opinion ndalesën e ndihmave për fëmijën e tretë, për të cilën çështje thekson se ky ligj do të avansohet e assesi nuk ndalohet. Ajo thotë se pas 10 muajve kur do të hyjë në fuqi ligji, s’do ketë më nga 8.500 denarë për çdo fëmijë të tretë që do të lind. Por nga ana tjetër jepet ndihme e menjehershme dhe vetëm njëherë që do jetë 1 mijë euro. Partitë shqiptare kanë kundërshtuar këtë, përfshirë edhe BDI. Por nuk dihet se LSDM a do të kalojë këtë masë me ndihmën e votave tjera.

Marketing

Ja përgjigja e vendosur e ministres Carovska:
Që të mos ketë manipulime të rënda me qytetarët që tashmë e shfrytëzojnë masën, fillimisht është me rëndësi që të them se shtesa për fëmijën e tretë edhe më andej do të paguhet për ato persona që e kanë fituar të drejtën dhe tashmë janë duke marr shtesën për fëmijën e tretë. Po ashtu, të drejtën e kësaj shtese do ta ketë secili që do të aplikojë në afat prej dhjetë muajve nga dita e kur do hyjnë në fuqi ndryshime ligjore. Pastaj vendosim kompensim për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë dhe e rrisim numrin e shfrytëzuesve të shtesave të fëmijëve dhe shtesave arsimore. D.m.th. masa nuk ndërpritet, por transformohet në një pako të vërtet sociale që do të mundësonte ndarje të drejt të mjeteve dhe ndihmë për kategorinë më të dobët të qytetarëve. Sipas këtyre ndryshimeve, për fëmijën e parë ndihma njëherit do të jetë 5.000 denar, për fëmijën e dytë 20.000 denar dhe për fëmijën e tretë 60.000 denar. Në mënyrë shtesë, të gjithë familjeve me të ardhura minimale dhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale i mundësohet shtesa arsimore e fëmijëve. Këto shtesa deri më tani i kanë shfrytëzuar vetëm 3000 fëmijë, ndërsa pas reformës do t`i pranojnë 70.000 fëmijë. Transformimi i shtesës për fëmijën e tretë bëhet pasi që edhe pse kanë kaluar 10 vite dhe janë harxhuar mbi 200 milion euro për realizimin e saj, ajo nuk i dha rezultatet e pritura. Nataliteti edhe më andej vazhdon që të bie, nga viti 2011 deri në vitin 2016 kemi rënie nga 13.3 % në 11.1 %. Reformën të cilën jemi duke e bërë, është me rekomandim të Bankës Botërore dhe e vlerësuar pozitivisht nga FMN-ja dhe me të në mënyrë direkte do të ndikojmë në uljen e varfërisë dhe sigurimin e kushteve më të mira për rritje dhe zhvillim të fëmijëve.

Marketing