Ministrja e Financave ekipon kabinetin e saj

Ministrja e re e financave, Nina Angelovska ka ekipuar kabinetin e saj, ku përmes profilit të saj në facebook ka publikuar emrat e tyre. Ajo ka nënvizuar se ka formuar një ekip profesional dhe energjik, që do të kryejë dhe gjejë solucione kreative dhe do të vendos të gjitha kapacitetet në shërbim të vendit si dhe do të kontribojë për ndërtimin e një ekonomie të fuqishme.

Shefe e kabinetit është caktuar Kristina Popova që vjen nga një shtëpi e njohur revizore botërore, por me përvojë edhe në Ministrinë e Financave. Ivana Stankoviç – këshilltare për borxhin publik dhe sistemin financiar, Olimpia Hristova Zaevska – këshilltare për financa ndërkombëtare, IPA dhe fondet tjera të BE-së, prof.dr. Marijan Petrevski – për krijim të politikave financiare, makroekonomike, etj si dhe Pavle Gacov – ekspert i njohur për tatimet. Ana Marija Makeska është emëruar për marrëdhënie me publikun dhe për mediat sociale.

evn