Ministrja e Jashtme belge në terapi intensive pas infektimit nga Covid

Ministrja e Jashtme e Belgjikës, 45-vjeçarja Sophie Wilmès, është shtruar në spital dhe ndodhet në terapi intensive, vetëm pak ditë pasi rezultoi pozitive nga Covid 19.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge që citojnë zëdhënësen e Wilmes, e cila megjithatë ka sqaruar se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Me 10.539 vdekje të regjistruara që në nisje të pandemise,  Belgjika është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë.

Ndërkohë niveli i pozitvitetit tek të gjithë personat e testuar ka arritur në 16,3%  në nivel kombëtar, ndërkohë që Brukseli mban rekordin me 24,5%.

Marketing