Ministrja e Kulturës i ndërpret kontratat 15 të punësuarve

Sot Ministria e Kulturës ua ndërpreu kontratat 15 të punësuarve që ishin angazhuar profesionalisht në kohën e ministrit Hysni Ismaili, kështu ka shkruar në faqen e tij në Facebook Faton Fazliu, ish sheh i kabinetit të monistrit të kulturës, transmeton INA.

Marketing

Ai ka akuzuar Ministren e Kulturës Irena Stefoska për hakmarrje politike meqe të punësuarit ishin sipas Fazliut profesionist dhe nuk i takonin partive në pushtet.

“Edhe pse kontrata e tyre skadonte në fund të vitit, sigurisht për arsye se ishin shqiptarë dhe sepse nuk u takojnë partive në pushtet, ministrja e sapoemëruar i ka përjashtuar sot.
Nëse hakmarrja dhe shkelja e ligjit është modeli i punës së Ministrisë së Kulturës në mandatin e ardhshëm, vaj halli për kulturën në vendin tonë dhe vaj halli për të punësuarit aty.
Nuk di a e mbajnë mend shqiptarët se ne nuk e kemi përjashtuar askënd që ka qenë i angazhuar me kontratë në vepër. Bile, disave prej tyre u kemi dhënë vendime.
Sidoqoftë, dëshiroj t’u them të përjashtuarve se pavarësisht se atyre u cenohet e drejta e punës vetëm për arsye politike dhe etnike, ata do të mbeten miqtë e mi të zemrës dhe në çastin e parë që do të më jepet mundësia për t’u ndihmuar sërish, ata do të shpërblehen sipas aftësisë së tyre.
Më vjen keq dhe më villet që i përkas një vendi të urrejtjes etnike dhe hakmarrjes politike”, shkruan Faton Fazliu.

Marketing