Ministrja e Mbrojtjes e Italisë Trenta sot në Shkup

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë Elizabeta Trenta sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të së cilës do të takohet me homologen e saj Ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë, është paraparë që ministrja Trenta dhe Shekerinska të realizojnë takim tet-a-tet, pas së cilit do të vijojnë bisedime të dy delegacioneve dhe deklaratat për media.

Marketing