Ministrja e re, Angellova shkakton përplasje mes Zaevit dhe Llashkosës

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë dhe kryeministrin Zoran Zaev se ekonomia në vend për çdo ditë po shënon rënie. Deputetja Ane Llashkoska tha se ministrja e re Nina Angellova vendoset vetëm për të mbajtur përgjegjësitë e dështimeve.

Marketing

“Zaev e vendos Angellovskën si Ministre të Financavr që një ditë të ketë kush të përgjigjet për gjendjen katastrofale të ekonomisë në vend. Ekonomia në vend për çdo ditë po shënon rënie dhe ka rezultate të dobëta” deklaroi Llashkoska.

Përgjigjja e kryeministrit Zaev është se ministrja e re me krenari do e udhëheq Ministrinë e Financave pasi ekonomia në vend për çdo ditë shënon rritje.

“Më akuzonit para një muaji pse desha unë të udhëheq me Ministrinë e financave dhe të mbaj përgjegjësi. Tani më akuzoni pse atë përgjegjësi e merr Nina Angellovska. Po deklaroj se Angellovska e merr me krenari këtë pozicion pasi ekonomia shënon rritje”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Pasi kryeministri propozoi ministren e re të Financave dhe ministrin pa resor, numër i madh i deputetëve të VMRO-DPMNE-së u paraqitën për diskutim.

Marketing