Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula fon der Lain sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Para ministrisë së Mbrojtjes do të organizohet ceremoni zyrtare për pritjen e Fon der Lain, me çka vijojnë takime tet- a-tet me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska, bisedime mes dy delegacioneve dhe deklaratat për media.

Shekerinska dhe Fon der Lain do të marrin pjesë edhe në panel diskutimin në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer me temë “Roli i shoqërisë civile gjatë procesit të integrimit në NATO dhe BE”.