Ministrja Stefoska në izolim, anëtar i kabinetit të saj rezulton pozitiv me COVID-19

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska bëri të ditur se anëtari i kabinetit të saj ka rezultuar pozitiv në testimit për COVID-19 dhe se sipas protokolleve ajo ndodhet në vetizolim.

Marketing

“Obligimet e mia do t’i kryej nga shtëpia deri sa ta bëj testin, që duhet të bëhet në termin sipas protokolleve shëndetësore. Gjatë gjithë periudhës në përpikmëri i respektojnë masat për mbrojtje”, tha Stefoska.

Ajo shtoi se në Ministrinë e Kulturës të gjithë që hynë në ministri mbajnë maska dhe mbahet largësia trupore.

“Shpresoj se do të jemi me shëndet mirë dhe se do të mund të kthehemi në vendet e punës”, tha Stefoska.

Marketing