Minsitri Shaqiri takim pune me kryetaren e komunës së Manastirit

Sot në ambientet e Komunës së Manastirit, ministri Shaqiri zhvilloi një takim pune me kryetaren e kësaj komune, znj. Natasha Petrovska, pas së cilës së bashku e promovuan qendrën “Një pikë shërbimi”.
Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë miqësore ku u diskutua për projekte që lidhin Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Komunën e Manastirit.
Kryetarja Petrovska shprehu vullnetin e saj për të përfshirë Komunën e Manastirit në Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS) dhe ministri Shaqiri i garantoi se Ministria për shoqëri informatike dhe administratë do të vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar në këtë proces.
Gjatë takimit u pohua njëzëri se bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Në fund të këtij takimi, ministri Shaqiri dhe kryetarja Petrovska sëbashku promovuam qendrën “Një pikë shërbimi” në këtë qytet.

Marketing

Marketing