“Miqtë e Sharrit”: Hidrocentralet po e dëmtojnë natyrën

Ndërtimi i hidrocentraleve në Malin Sharr duhet të ndalohet pasi i njëjti u shpall Park Kombëtar nga Qeveria.

Marketing

Nga Platforma “Miqtë e Sharrit” thonë se ndërtuesit e hidrocentraleve nuk u kanë përmbajtur as një rregullave ligjore dhe sipas tyre shpeshherë kemi edhe erizione dhe mungesë të ujit në periudha të ndryshme kohore.

Sipas tyre, me ndërtimin e hidrocentraleve më humbës janë banorët e atyre zonave, kurse përfitues janë ndërtuesit.

“Investitorët nuk u përshtaten rregullativave dhe propozim ligjeve që për ara i marrin vendimet për ndërtimin e hidrocentraleve. Me ndërtimet e hidrocentraleve më shumë janë humbës qytetarët. Jemi dëshmitarë të erozioneve të ndryshme, mungesë e ujit në periudha të ndryshme kohore. Bëjmë apel se edhe nëse ndërtohen hidrocentrale, ne të ndërtohen në bazë të rregullativave dhe ligjeve të cilat maksimum do t’i kushtohet rëndësi natyrës dhe mbrojtjes së diversitetit dhe jo përfitimeve individuale.”,- tha Metin Muaremi  nga Platforma “Miqtë e Sharrit”.

 

Drejtori Hisen Xhemaili thotë për TVM2 se hidrocentralet ekzistuese që janë në funksion llogariten si infrastrukturë ekzistuese. Ndërsa për pesë hidrocentrale që janë duke u ndërtua, Xhemaili thotë se qeveria është në bisedime për të ndërprerë kontrata pasi të gjitha janë në zonat e rrepta mbrojtëse.

“Për këta hidroelektranat që janë të ndërtuara dhe për ato që janë në procedurë e sipër në ligj janë paraparë dhe llogariten si infrastrukture ekzistuese dhe ato do të jenë pjesë e realitetit të Parkut Kombëtar. Ndërsa sa i takon pjesëve të tjera të vendimeve për koncesione, Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Ekologjisë për të zhvilluar negociata, eventualisht për ndërprerje të kontratave për shkak se pesë nga këto hidrocentrale bien në zonën e rreptë mbrojtëse, e cila do të jetë njëra ndër zonat më të veçanta ose zona që nuk lejohen aktivitetet ekonomike.”,- tha drejtor i Drejtorisë së Mjedisit, Hisen Xhemaili.

Përndryshe, Parku Kombëtar i Malit Sharr përfshin mbi 62 mijë hektarë, ndërsa në to do të jenë edhe 27 fshatra të komunave të Pollogut. Sipas Xhemailit, me shpalljen e Malit Sharr Park Kombëtar, këto fshatra nuk do kenë problem, por benefite, pasi do të ndërtohet infrastruktura rrugore, kanalizime, por do ketë edhe mundësi zhvillimi të turizmit malor.

Marketing