“Miqtë e zgjerimit” kërkojnë datën e bisedimeve

Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës në Shkup, ministrat e jashtëm të këtyre 4 shteteve sigurojnë se do të insistojnë për vendim pozitiv në takimin e Këshillit të Përgjithshëm, më 24 mars. Theksojnë se metodologjia e re dhe raporti pozitiv i progresit e obligon BE-në t’i mbajë premtimet dhe ta ruajë kredibilitetin.

Marketing

Duam ta shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut. I vlerësojmë përpjekjet e autoriteteve për reformat. Shpresojmë që BE-ja së shpejti do të vendosë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”-tha Jacek Çaputoviç, Ministër i Jashtëm i Polonisë.

Rekomandojnë që vendi t’i vazhdojë reformat dhe me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për t’i bindur shtetet skeptike.

Diskutuam shumë për vazhdimin e reformave dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe mendoj se këto dy elemente janë kyçe, duhet siguruar se të njëjtat nuk do të kenë kthim mbrapa. Kemi metodologjinë e re dhe shpresojmë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me reformat ashtu siç ka bërë në të kaluarën”-pohoi Edgars Rinkeviç, Ministër i Jashtëm i Letonisë.

Ashtu siç bëtë gjënë e duhur në kohën e duhur, kur së fundi miratuat ligjet e rëndësishme që kishin të bënin me Prokurorinë Publike ose Kodin Zgjedhor do të duhet të vazhdoni që edhe në të ardhmen të tregoni kohezion, koordinim midis pushtetit dhe opozitës. Nuk duhet të shkatërroni atë që keni arritur. Kjo është shumë e rëndësishme”-theksoi Linas Linkeviçius, Ministër i Jashtëm i Lituanisë.

Çaputoviç, Rinkeviç, Linkeviçius dhe zv/ministri i Estonisë, Mart Vollmer theksuan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë për sigurinë e gjithë Ballkanit Perëndimor.