Miratohen masat e reja anti-covid në Kosovë

Qeveria e Kosovës sot mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Është marrë vendim që kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 deri në 05:00.

Marketing

Gastronomia do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Kurse, të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve. Këto masa në fuqi do futen nga nesër.