Miratohen tre ligje reformuese në jurisprudencë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot i ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për gjykata, për shkelje dhe për konteste administrative, të cilat janë pjesë e ligjeve reformuese në jurisprudencë.

Marketing

Ligjet janë me flamuj evropianë dhe janë miratuar me shumicë prej dy të tretave, pa asnjë votë kundër dhe të përmbajtur.

Opozita gjatë debatit theksoi se me amandamentet e pranuara në masë të madhe është përmirësuar teksti i të gjitha tre ligjeve, por ka shprehur edhe keqardhje që nuk është zgjidhur problemi me avancimin e të punësuarve në administratën gjyqësore.

Shumica në pushtet vlerësoi se bëhet fjalë për zgjidhje cilësore, ndërsa lidhur me Ligjin për shkelje, tha se është bërë zvogëlim thelbësor i dënimeve dhe është zvogëluar afati i vjetërsisë prej tre në dy vite.

Tre zgjidhjet ligjore janë miratuar në kuadër të seancës së 88-të kuvendore.