Miratohet ligji për pavarësimin e Kuvendit, Xhaferri: Shtëpia ligjvënëse do të menaxhojë vetë me financat dhe administratën e saj

Kuvendi do të jetë i pavarur nga institucionet e tjera. Për këtë vendosën unanimisht deputetët e të gjitha partive politike. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, deklaroi se me aprovimin e Ligjit, Kuvendi do të menaxhojë vetë me financat dhe administratën e saj dhe nuk do të varet nga ministria e Administratës dhe ajo e Financave. Është moment që një përbërje parlamentare edhe pse në fund të mandatit do të shënojë përmbylljen e punës së vet me një akt ligjor me të cilin do të vulos pretendimin e Parlamentit që të arrijë pozitën e vet të përcaktuar me Kushtetutë të Maqedonisë së Veriut. Në fakt do të arrijë atë që gjithnjë ka pretenduar që të jetë i pavarur nga pushtetet tjera në aspekt organizativ, funksional- deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Marketing