Xherdan Shaqiri ka zgjuar interesim nga një prej top klubeve të futbollit evropiane.

Mirror raporton se Liverpooli do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Stoke City, Xherdan Shaqiri, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës muajin e ardhshëm.

Po ashtu, edhe përfaqësuesi zviceran është i gatshëm t’i bashkohet “Të kuqve”.

Gjiganti nga Premierliga pritet ta transferojë 26-vjeçarin nëse Stoke, që tani do të bëjë gara në një nivel më të ulët të futbollit anglez, tregohet i arsyeshëm në kërkesat e tij.