Mjegull në Kodrën e Diellit, borë në Mavrovë dhe Strazhë

Shikueshmëri të zvogëluar deri në 20 metra, për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Pletvar ku dukshmëria është 50 deri në 80 metra. Reshje të dëborës me intensitet mesatar ka në Mavrovë dhe në Strazhë dhe me intensitet të ulët në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë.

Marketing

Nga LAMM njoftojnë se qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa në disa nga vendet më të larta me mbetje të dëborës.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator.

Marketing