Mjegull në Strazhë, Gjavato dhe Pletvar

Dukshmëri të zvogëluar prej 30 deri në 50 metra për shkak të mjegullës sot në mëngjes pati në qafat malore Strazhë, Gjavatë dhe Pletvar.

Marketing

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se prej orës 05:40 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër i cili ishte vendosur për shkak të reshjeve të borës.

Në akset e tjera rrugore në shtet komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Komunikacioni jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare prej anës së Maqedonisë nuk ka ndalesa më të gjata

Marketing