Mjekësia Ligjore do të vërteton si humbi jetën i riu Nikolla Sazdovski

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të mbahet seancë e re për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuar për vrasjen e 19 vjeçarit Nikolla Sazdoski.

Marketing

Lënda gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen tre ekspertë.

Në seancën e kaluar një prej dëshmitarëve në sallën e gjykimit i ka njohur Besir Belën dhe Skender Demirin të cilët sipas aktakuzës së bashku me J,L (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të këtij vitit e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonsi” në Autokomandë.

Dy prej sulmuesve, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të akuzuarin e tretë i cili ende është i pa qasshëm për organet e përndjekjes është lëshuar edhe flet arrest vendor edhe ndërkombëtar.