Mjekët e Dibrës të pambrojtur, infektohen edhe tre punonjës shëndetësor

Dibrës i mungojnë mjete mbrojtëse si për personelin shëndetësor, por edhe për qytetarët. Aktualisht në asnjë barnatore në Dibër nuk mund të gjendet maska, doreza dhe mjete dezinfektuese. Shtabi operativ në pres konferencën e sotme të kryesuar nga kryetari i Dibrës, Hekuran Duka dha detaje rreth situatës aktuale të gjendjes në komunë, ndërsa tha se dje janë testuar19 persona prej të cilëve tre kanë dal pozitiv – që të tre punonjës shëndetësor.

Marketing

“Prandaj, kemi përshtypjen se punëtorët mjekësor nuk janë të mbrojtur sa duhet. Kërkojmë që pushteti qendror të jetë më ekspeditiv në kërkesat tona, e sidomos në kërkesat për mjetet mbrojtëse të punëtorëve shëndetësor. Të dërgohem mjetet mbrojtëse për personelin medicinal, pasi tash për tash mjetet për mbrojtje janë improvizime dhe jo adekuate”, tha Duka.

Ai shtoi se në Dibër kanë ardhur tashmë mjekë si infektolog, epidemiolog, por duhet të vijnë edhe dy respiratorë. “Por, ne na duhen dhe ekip mjekësh i specializuar në këtë drejtim”, u shpreh Duka. Shtabi operativ informoi se 71 persona nga Dibra janë në izolim shtëpiak dhe ata ndiqen nga policia nëse i respektojnë masat izoluese. Edhe problemi me dërgesën e qumështit jashtë Dibrës, që ishte kërkesë e blegtorëve dibran, tashmë është zgjidhur, informoi Duka.

Sa i takon ndihmave në Komunën e Dibrës, tashmë kanë arritur nga kryqi i Kuq republikan, por janë lëshuar edhe 47 kamionë me ushqim për furnizim të dyqaneve dhe për farmacitë. Gjithashtu, Shtabi operativ njoftoi se ndërmarrja “Standardi” bën larjen e rrugëve tani edhe me detergjent të siguruar nga shoqatat Atdhetare Dibra, si dhe dezinfektim në të cilin aksion ka marrë pjesë edhe njësia e zjarrfikësve. Në fund, kryetari Duka i apeloi Qeveristë së Maqedonisë që të jetë më ekspeditive në kërkesat e Dibrës, pasi në këtë qytet të rëndësishme janë minuta dhe orët, por jo edhe ditët.

Marketing