Mjekët e rinj, të painteresuar për të punuar në ambulanca

Deri në fund të këtij viti 30 mjekë amë nga i gjithë vendi dalin në pension, me çka rreth 60.000 pacientë mbeten pa mjek amë. Mjekë të rinj ka, por interesimi i tyre për tu punësuar nëpër ambulanca është i ulët. Shumica e tyre janë të koncentruar që profesionin e tyre ta ushtrojnë jashtë Maqedonisë, në vendet e BE-së. Shoqata e mjekëve amë alarmon për krizë të thellë në mjekësinë primare nëse nuk ndërmerren masa konkrete menjëherë.

Marketing

Ka mjek të cilët duan të mbeten në Maqedoni dhe të punojnë këtu, por e përsëris këtu paraqiten disa probleme të cilat e rëndojnë pozitën e tyre si mjek të rinj. Që ne ta stimulojmë mjekun e ri të punojë këtu tek ne në Maqedoni, qoftë në sektorin privat apo shtetëror duhet t’i japim një pagë të denjë, për t’i dhënë pagë të denjë duhet të hyj në fuqi kërkesa jonë që e kemi prej dhjetë vitesh, që pacientët të shkojnë ne ordinancë dhe jo në mjek, dhe licenca e punës të mbetet në ordinancë dhe jo tek mjeku. Fillim të krizës do të kemi nëse menjëherë nuk ndërmerren masa. Ndonjë mënyrë duhet menjëherë tani të gjendet- deklaroi Lupço Stefanovski, Gjinekolog “Shoqata e mjekëve privat amë të Maqedonisë”.

Ministri i Shëndetësisë tha se po shqyrtohen disa alternativa që ky problem të tejkalohet.

Po bëhet një analizë mbi atë se sa është kufiri madhor i mjekëve në shëndetësinë primare, patëm disa mbledhje me shoqatën e tyre që t’i dëgjojmë problemet e tyre me të cilat ata përballen, flasim mbi atë se si do të distribuohen pacientët e atyre mjekëve që shkojnë në pension, si të lehtësohet transferimi nga njëri mjek tek tjetri. Gjithashtu bisedojmë edhe mbi atë se si ta plotësojmë numrin e mjekëve të cilët punojnë në këtë nivel të mbrojtjes shëndetësore. Punojmë edhe me grupe ekspertësh nga OBSH nëse mund të implementohet përvojat e vendeve të rajonit, të cilat janë përballur më parë me këtë problem- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Me ikjen në pension të një mjeku amë, të gjithë pacientët e regjistruar fshihen nga anëtarësimi. Poashtu pas daljes në pension të mjekut i cili ka me koncesion ambulancën, të gjithë të punësuarve të tjerë i ndërpritet marrëdhënia e punës. Ambulanca e Hasanbegut është njëra ndër ambulancat mjeku i së cilës ka dalë në pension një muaj më parë e që si pasojë mbi 4500 pacientët që kanë qenë të regjistruar në këtë ambulancë nuk i përkasin më të njëjtës. E njëjta situatë paraqitet edhe në poliklinikën e Çairit, atë në Jane Sandanski si dhe në poliklinikën e Gjorçe Petrovit. Pos këtyre ambulancave, edhe në zonat rurale gjendja paraqitet ende më e rëndë. Kërkesa e Shoqatës së mjekëve amë është që të bëhen ndryshime ligjore, ku pas pensionimit apo në rast të ndërrimit jetë të mjekut amë i cili ka nën koncesion një ambulancë, e njëjta të vazhdojë punën njëjte edhe me mjek tjetër. Pavarësisht kërkesave të shumta, deri më tash kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. ALSAT M

Marketing