Mjekët kanë pranuar: Për këto sëmundje të rënda pacientët më së shpeshti marrin diagnozë të gabuar!

Mjekët kanë pranuar: Për këto sëmundje të rënda pacientët më së shpeshti marrin diagnozë të gabuar!

Marketing

Diagnoza e gabuar është gabimi më i shpeshtë mjekësor, por edhe më seriozi

Nuk është e njohur e dhëna se njerëz janë dëmtuar me diagnozë të gabuar, mirëpo vlerësohet që rreth 40.000 deri në 80.000 raste të vdekjeve në spitalet amerikane çdo vit janë të lidhura me diagnozën e gabuar!

Për të zbuluar cilat gjendje mjekët më së shpeshti i diagnostikojnë gabimisht, por të cilat mund të çojnë deri në vdekje apo dëmtime të mëdha, ekspertët kanë hulumtuar dhe analizuar më shumë se 1.000 raste të paraqitura të shërimit të pandërgjegjshëm.

Rezultatet janë publikuar në revistën Diagnosis.

“Ekzistojnë përafërsisht 10.000 sëmundje nga të cilat secila manifestohet nëpërmjet simptomave të ndryshme, andaj mund të jetë pak dekurajuese të mendohet si të zgjidhet problemi i diagnozave të gabuara”, ka thënë dr. David Newman Toker, drejtor i Institutit për diagnoza të suksesshme.

“Treshja e madhe”

Ekipi hulumtues ka përfunduar që është për t’u befasuar numri i vogël i gjendjeve shëndetësore i lidhur me gabimet më të shpeshta në diagnozë.

Tri sëmundje të ndryshme kanë qenë përgjegjëse për gabimet më serioze: Infeksionet, problemet vaskulare dhe karcinomet.

Shkencëtarët kanë studiuar sa janë serioze dhe të shpeshta dhe ku ndodhin më shpesh.

Më shumë se një e treta e gabimeve, të cilat kanë shkaktuar vdekje apo dëmtime të rënda, janë të lidhura me tumoret.

Diagnoza e gabuar te problemet vaskulare ndodhin në 22% të rasteve, ndërkaq 13,5 për qind te infeksionet.

“Treshen e madhe” shkencëtarët e kanë ndarë në 15 gjendje specifike dhe në majë janë karcinoma e mushkërive, sulmi në tru dhe helmimet.

Në listë janë gjendur edhe sulmi në zemër, melanoma, karcinoma e prostatës dhe gjirit.

“Këto rezultate kanë ndihmuar me rastin e krijimit të “hartës” në mënyrë që më lehtë të kuptojmë cilat probleme duhet patjetër të zgjidhen në sistemin mjekësor”, përfundoi dr. David Newman Toker.

Marketing