Një numër i madh i fëmijëve me komplikime në organet e frymëmarrjes, si bronhit, pleumoni dhe kolli i shpeshtë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në ‘Kozle’.

Mjekët paralajmërojnë se për shkak të ndotjes së lartë të ajrit pritet rritje e numrit të personave me problem në organet respiratore, ndërsa ka edhe prej tyre që veç më kanë fituar reaksione alergjike nga ajrit i ndotur. Fëmijët dhe të sëmurit kronik janë personat më të rrezikuar.

“Është rritur numri i viruseve që nuk ishin të pranishme te ne por tani erdhën në shprehje dhe ne duhet patjetër këtë ta sanojmë. Për momentin në spital janë shtruar rreth 65 fëmijë, dhe e dimë se numri i tyre do të shkojë në rritje. Kjo mund të jetë edhe nga ajri i ndotur që shkakton bronhit, laringit dhe kollitje” – thonë mjekët.

Edhe prindët e fëmijëve të shtrirë në spital thonë se fëmijët e tyre kanë problem me organet e frymëmarrjes për shkak të ndotjes.

“Ka problem me organet e frymëmarrjes”.
“Fëmija është alergjik dhe i pengon nuk po mund të merr frymë”.

“Vogëlushja ka imunitet të fuqishëm por edhe ajo filloi me problem shëndetësore, me kollitje” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Mjekët rekomandojnë që qytetarët t’i evitojnë daljet në ambient të hapur sidomos kur është ajri më i ndotur, si dhe t’i kushtohet rëndësi më të madhe ushqimit të shëndetshëm, për të pasur sistem imunologjik më të forte për të luftuar ndikimet nga jashtë.

evn