Mjekët në Kaliforni: Vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se koronavirusi

Mjekët në veri të Kalifornisë deklaruan sot se ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasjet sesa nga Covid-19 gjatë preiudhës së krizës prej pandemisë.

Marketing

“Numrat janë të paprecedentë,” tha Dr. Michael deBoisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni.

Ai shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

“Personalisht besoj se është koha të kthehemi te aktiviteti normal. Izolimi u vu fillimisht për uljen e infeksioneve dhe për të siguruar që spitalet të kenë burimet e nevojshme për të trajtuar pacientët e COVID. Këtë të fundit tashmë e kemi por shëndeti tjetër i komunitetit tonë po vuan”.

Kacey Hansen, infermiere e traumës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrasjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit.

“Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë lëndime të qëllimshme”, tha ajo.

Vetëvrasjet janë kthyer në një problem kritik që prej vendosjes së masave. Ato jane kryer kryesisht si rezultat i humbjes së një numri rekord vendesh pune..

Në një raport të fundit thuhej se në SHBA, 75,000 njerëz mund të vdesin nga ankthi që lidhet me pandeminë, si humbja e vendeve të punës dhe varësia nga alkooli e drogat.

Marketing