Mjekët nisin pushimet vjetore, Filipçe siguron për kuadrin

Shfrytëzimi i pushimeve verore nga personeli shëndetësor nuk do të ndikojë mbi trajtimin e personave të infektuar me Covid 19, tashmë të shtrirë në spital. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk ka hapësirë për shqetësime sepse gjendja me virusin është nën kontroll. Sipas tij, pushimet janë organizuar në bazë një plani paraprak që do të sigurojë kuadër të mjaftueshëm në çdo spital ku kurohen të prekurit me virusin korona.

Marketing

“Të gjithë sakrifikuan duke punuar gjatë katër muajve të kaluar, patjetër ta shfrytëzojnë pushimin sepse vlerësojmë se punë me intensive do të vijoj në muajt e vjeshtës. Duhet përmendur edhe shumë përvoja pozitive, shumë kolegë madje kanë njoftuar se tani nuk do e shfrytëzojnë pushimin vjetor. Vlerësoj se është korrekte dhe shumë profesionale këtë që po e bëjnë punonjësit shëndetësor si me ballafaqimin e krizës, ashtu edhe me këtë çështje. Kështu që, nuk kemi problem në këtë rast”- deklaroi Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë.

Filipçe nuk i mohoi rastet kur persona të caktuar nga personeli shëndetësor kanë raportuar të dhëna të rrejshme për Covid 19 me qëllim të shfrytëzimit të pushimeve mjekësore.

“Ka edhe raste të tilla, fatkeqësisht. Por, fatmirësisht janë të rralla që dikush ti ik punës dhe detyrave. Fatkeqësisht kanë paraqitur edhe të dhëna të rrejshme që të fitojnë pushim mjekësor. Mendoj se nuk është korrekte, të gjithë, me entuziazëm të lartë u bashkëngjitën në ndihmë të kolegeve të tyre ne punë me këta pacientë- pohoi Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë

Alsat kontaktoi edhe disa nga drejtorët e spitaleve ku ka të shtrirë persona të infektuar me Covid 19. Drejtori i spitalit “8 Shtatori” në Shkup, Hristijan Kostov tha se personeli mjekësor po shfrytëzon pushimet sipas një orari të caktuar dhe atë në kohëzgjatje prej 14 ditë.

Marketing